Priam Village Prishtinë


Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 345m² me lokacion në Lagjen Priam Village.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi me njërën prej tyre master bedroom, tri banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 5.5 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ka garazh dhe ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!