Qendër Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 324m², me lokacion në Qendër, në rrugën “Tringë Smajli”, afër Hotel “Sirius”.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët duke mundësuar ndriçim natyral në të gjitha hapësirat, është e strukturuar në përdhes, dy kate dhe nënkulm dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
Përdhesa ka dy hapësira, një garazhë dhe një banjo;
Kati i parë ka qëndrimin ditor, kuzhinë, një depo, një banjo, një dhomë gjumi dhe terasë;
Kati i dytë është me galeri, ka dy dhoma të gjumit, lavanderi dhe një banjo;
Nënkulmi ka një hapësirë të shfrytëzueshme.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos dhe pompë termike.
Shtëpia ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, ka tri garazha të përfshira në çmim dhe është e përshtatshme edhe për zyre, afarizëm dhe banim.
Shtëpia ndodhet në qendër të qytetit, zonë mjaft e ndërtuar dhe e frekuentuar, me qasje në rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!