Përditësuar me datë 10.11.2022
Politikat e Privatësisë
Kjo faqe e privatësisë (Njoftimi i Privatësisë) përshkruan se si Pro Real Estate mbledh, përdor dhe shpalos informacionin tuaj personal në lidhje me përdorimin tuaj të faqes së internetit të Pro Real Estate, llogarive tuaja të abonimit. Duke përdorur faqen, ju pranoni marrjen dhe leximin e këtij Njoftimi të Privatësisë dhe dakordoheni për të dhënat tona dhe këto praktika. Nëse ju nuk dakordoheni, ju nuk duhet të përdorni faqen.
Cfarë informacioni mbledhim
Informacioni Personal që ne mbledhim përfshin: - Emri - Adresa e Email-it - Numrin e telefonit - Të dhënat e llogarisë - Informacionet e pagesës
Si ne mbledhim informacionin tuaj personal
Ne mbledhim dhe përpunojmë informacione rreth Jush, kur ju: - Vizitoni faqen tonë - Regjistroheni apo ndryshoni llogarinë tuaj - Merrni pjesë në anketat e përdoruesve - Kontaktoni me ne përmes formave të ndryshme të kontaktimit (telefon, e-mail, mesazh apo rrjete sociale)
Teknologjitë e Automatizuara
Ne përdorim teknologji të automatizuara që mbledhin informacion në lidhje me përdorimin e faqes në kompjuterin tuaj për të integruar përmirësime dhe për të ofruar shfaqje më të mirë të faqes. Ne përdorim teknologji të automatizuara që marrin informacione në lidhje me përdorimin e faqes në kompjuterin, tabletën, pajisjen tuaj celulare ose pajisjet e tjera duke përdorur cookie, web beacons dhe teknologji të tjera. Për më shumë informacion mbi këto teknologji, ju lutemi shikoni njoftimin tonë të cookies.
Si ne përdorim informacionin tuaj personal
Ne përdorim informacionin tuaj personal për të gjitha qëllimet e ligjshme në lidhje me biznesin tonë, duke përfshirë, por pa u kufizuar në sa vijon: - Të sigurojmë faqen tonë të internetit dhe përmbajtjen e saj në mënyrën më efektive për ju dhe për pajisjen tuaj; - Të përmirësojmë faqen e internetit dhe shërbimet e ofruara nëpërmjet saj; - Të ju sigurojmë informacion dhe shërbime që ju kërkoni nga ne; - Të ju lajmërojmë për ndryshimet në faqen tonë të internetit ose shërbimet që ofrohen nëpërmjet saj; - T'iu lejojmë të merrni pjesë në tipare interaktive në faqen tonë të internetit, kur vendosni të bëni këtë; - Për të dhënë shërbim ndaj klientëve; dhe - Për qëllime të biznesit, si analiza të të dhënave, auditime, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, përmirësimin e faqes sonë të internetit, përmirësimin e shërbimeve dhe funksionalitetit të faqes së internetit, zhvillimin e trendeve të përdorimit, përcaktimin e efektivitetit të fushatave tona promovuese dhe operimin dhe zgjerimin e aktiviteteve tona të biznesit.
Të drejtat tuaja të privatësisë
Ju keni të drejtën: - Për të kërkuar informacion për të dhënat personale që ne mbajmë për ju; - Për të korrigjuar, për të azhornuar ose për të fshirë të dhënat tuaja personale; - Në disa rrethana, për të kufizuar aksesin në të dhënat tuaja personale nga ne ose nga palë të treta; - Kur është teknikisht e mundur, për të marrë të dhënat personale që na i keni dhënë me pëlqimin tuaj ose në lidhje me kushtet e shërbimit, në një format të strukturuar, të përdorshëm dhe që mund të lexohet elektronikisht; dhe - Për të kundërshtuar përdorimin dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë organit rregullator të mbrojtjes së të dhënave në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin tonë të të dhënave personale.
Siguria
Ne kemi vendosur masa të sigurisë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga humbja aksidentale dhe nga aksesi, përdorimi, modifikimi dhe zbulimi i paautorizuar. Fatkeqësisht, asnjë sistem sigurie, nuk mund të jetë 100% i sigurt, prandaj ne nuk mund të garantojmë sigurinë e të gjitha informacioneve që ju na jepni.
Ndryshimet në Njoftimin tonë të Privatësisë
Ne mund të ndryshojmë këtë Njoftim të Privatësisë nga koha në kohë dhe gjithmonë do të tregojmë datën kur Njoftimin e Privatësisë e kemi përditësuar për herë të fundit. Nëse ka ndryshime materiale, ne do t'i theksojmë ato dhe do të përpiqemi t'ju njoftojmë drejtpërdrejt kur është e mundur. Ne gjithashtu do të ruajmë versionet e mëparshme të Njoftimit të Privatësisë në arkiv për shqyrtimin tuaj. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i faqes mbas postimit të ndryshimeve në Njoftimin e Privatësisë do të nënkuptojë pranimin e këtyre ndryshimeve.
Na kontaktoni
Nëse keni ndonjë pyetje, koment ose kërkesë në lidhje me praktikën e mbledhjes së të dhënave apo politikën tonë të privatësisë, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]