Ofrohet me qira shtëpia për zyre apo çerdhe me sipërfaqe 350m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Eduard Lir", afër kompanisë së sigurimeve "Prisig".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: nëntë hapësira pune, kuzhinë, tri banjo dhe katër ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të sistemit Vailant dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!