Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 350m² me lokacion në Bregun e Diellit, në rrugën “Zekeria Cana”, te Lagjja e Profesorëve.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate, ku në katin e parë ka katër hapësira pune dhe një banjo dhe në katin e dytë ka dy hapësira pune ndërsa shtëpia ka tri ballkone dhe dy oborre.
Sistemin e ngrohjes e ka me termokos.
Shtëpia ndodhet në qendër të qytetit, me lokacion tejet të përshtatshëm, me mundësi vendparkimi, afër shërbieve bankare dhe transportit publik, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!