Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 170m², me lokacion në Dragodan, afër KFOR.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrimin ditor të ndarë në mënyrë të veçantë nga kuzhina, një banjo dhe një depo;
Kati i parë ka tri dhoma gjumi, dy banjo dhe nënkulmin me sipërfaqe 30m², me një dhomë të shfrytëzueshme sipas dëshirës si klientëve.
Sistemin e ngrohjes e ka me pelet dhe me energji elektrike.
Shtëpia ka një garazhë si dhe ka hapësirë parkingu të mjaftueshme.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, në afërsi me çerdhet, marketet, lokalet dhe me qasje të afërt nga rrugët kryesore, duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!