Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 180m², me lokacion në Lagjen NIC në Çagllavicë.
Shtëpia ka orientim ideal nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy ballkona, të gjitha të mobiluara me një dizajn të këndshëm dhe ambient të qetë për jetesë.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, me dru ose me energji elektrike. Shtëpia gjithashtu ka dhe garazhë dhe gjendet në një truall me sipërfaqe 2.8 Ari.
Lagjja ofron një vend të sigurt për banim, me një largësi relative nga qendra, që e bën atë të jetë zonë tejet e qetë dhe e përshtatshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!