Aktash Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 170m² me lokacion në Aktash, në rrugën “Fitnete Rexha”, afër OSBE.
Shtëpia ofrohet në përdhes dhe tre kate, ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu duke mundësuar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira qëndrim ditor, dy kuzhina, tre dhoma gjumi si dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Shtëpia përcillet me një stil shumë modern e mbi të gjitha shumë të përshtatshëm për banim.
Shtëpia po ashtu ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Shtëpia ndodhet shumë afër qendrës së qytetit, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme e që e bënë këtë hapësirë shumë të përshtatshme për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!