Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 160m², me lokacion në Sofali, në Rrugën "Shpëtim Robaj".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, ndahet në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, pesë dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Shtëpia ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ka garazh.
Sofalia është një zonë e qetë dhe e gjelbëruar në periferi të Prishtinës, e ndërtuar kryesisht me banime rezidenciale të ulëta. Me qasje të lehtë në qendër, kjo zonë është ideale për ata që kërkojnë privatësi dhe qetësi, pa u larguar nga shërbimet kryesore.
*Shtëpia ofron mundësinë e lëshimit vetëm me kate dhe po ashtu ofron mundësinë e lëshimit për zyre.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!