Arberi - Dragodan Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 150m², me lokacion në Dragodan, në rrugën “Ekrem Rexha”, afër Swiss Apartments Prishtina.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e ndarë në bodrum, përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në bodrum ka një hapësirë të shfrytëzueshme;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit dhe një banjo;
Në katin e parë ka tri dhoma të gjumit, një banjo, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Shtëpia ndodhet në truall prej 2.7 Ari, ku ofron vendparkim dhe ka oborr të gjelbëruar ndërsa është e përshtatshme edhe për çerdhe apo edhe biznese tjera.
Shtëpia ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt në rrugët kryesore duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!