Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 180m², me lokacion në Lagjen Swiss Village, në Çagllavicë, ndërtim nga Agullimi A.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!