Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 190m² me lokacion në Lagjen Qëndresa Home.
Shtëpia është e strukturuar në përdhes, kat dhe nënkulm, me orientim nga të gjitha anët duke mundësuar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Kati përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një tualet me lavanderi dhe dy depo;
Kati i parë ka tri dhoma gjumi ku njëra prej tyre është master bedroom dhe dy banjo;
Nënkulmi ka një hapësirë shumë të këndshme me ndriçim shumë të qëlluar dhe të nevojshëm nga lartë kulmit, që mund të shfrytëzohet si bibliotekë apo edhe hapësirë pune.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike, sistem me ngrohje dhe ftohje nën dysheme.
Shtëpia përcillet me një stil shumë modern e mbi të gjitha shumë të përshtatshëm për banim.
Gjendet në truall me sipërfaqe prej 3 Ari dhe posedon dy makina për kositjen e barit e po ashtu ofron edhe vendparkim.
Lagjja është e tipit të mbyllur dhe ofron siguri dhe rehati për të gjithë banorët, me sistem me kamera sigurie dhe sigurim, me alarmin wireless, kryesisht lagje familjare në një zonë të qetë larg zhurmës të jetës urbane.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!