Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 180m², me lokacion në Lagjen Priam Village.
*Shtëpia ka orientim të mirë nga lindja, jugu dhe perëndimi duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi dhe ofron garazh.
Shtëpia gjithashtu është e pajisur me fshesë qendrore.
Shtëpia ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!