Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 174m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, e strukturuar në përdhes dhe një kat, me këtë renditje të hapësirave; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka oboor të gjelbëruar dhe ka garazh.
Shtëpia gjendet në një ndër lagjet më luksoze të Prishtinës, që ofron shumë përparësi për banorët e saj, duke filluar nga siguria, qetësia si dhe hapësirat e gjelbëruara.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!