Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 180m² me lokacion në Lagjen Qëndresa.
Shtëpia ka orientim të mirë nga lindja, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe një ballkon.
Shtëpia sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pompë termike.
Ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja është e qetë dhe në strukturë të saj ka markete, dyqane e shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!