Priam Village Prishtinë


Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 189m² me lokacion në Lagjen Priam Village.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu duke ofruar kështu ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, është e ndarë në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 3.5 Ari, ka oborr të mirëmbajtur dhe gjelbëruar ndërsa ka hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, lagje e mbyllur dhe e qetë, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë dhe me qasje të afërt në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!