Çagllavicë Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 178m², me lokacion në Lagjen Swiss Village, në Çagllavicë, ndërtim nga Agullimi.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet, lavanderi dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagja është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe kontroll sigurie 24h, e organizuar me shtëpi luksoze, infrastrukturë moderne, rrugë të gjëra me pjesë përcjellëse, parkingje të mjaftueshme për banorë dhe mysafirë, hapësira të gjelbëruara, hapësira për rekreacion, shëtitore, kopsht të fëmijëve, qendra tregtare dhe shumë elemente tjera për një ambinet të rehatshëm, funksional dhe të sigurt.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!