Chelsea Point Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 190m², me lokacion në Bërnicë të Epërme, në lagjen Chelsea Point.
Shtëpia është e strukturuar në përdhes dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, dy depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe gjithashtu është e pajisur me tre kondicionerë.
Shtëpia është tërësisht e mobiluar, hapësirat e brendshme janë të gjitha funksionale dhe të shfrytëzueshme.
Shtëpia ka oborr të rregulluar ku ofron edhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim. Krahas kësaj, lokacioni që ka në periferi të qytetit, ofron pamje të mahnitshme të natyrës si dhe qetësi për banorët, duke e bërë këtë pronë të jetë destinacioni i duhur për të kaluar kohë relaksi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!