Veternik Prishtinë









Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 600m² me lokacion në Veternik, afër Rezonancës.
Shtëpia ka orientim ideal nga të gjitha anët, është e ndarë në tri etazha dhe ka këtë renditje të kthinave të brendshme: kati përdhesë ka qëndrimin ditor me kuzhinë, një dhomë të gjumit master, dhe një terasë. Kati i parë ka katër dhoma të gjumit (njëra prej tyre me banjo të veçantë), një banjo, një garderobë dhe një terasë, ndërsa kati i dytë ka një kinema, mini shank, hapësira me jacuzzi dhe hapësirë relaksi. Shtëpia ka edhe bodrum ku ndodhen një dhomë e saunës, një garderobë, hapësira për fitnes, një mini kuzhinë dhe një tualet.
Shtëpia ka një stil klasik të interierit të brendshëm, e mobiluar me një shije elegante që përshkon çdo kënd të shtëpisë duke ofruar ambiente komode e të këndshme për banorët e saj.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, me pelet ose energji elektrike mirëpo ka edhe kondicioner.
Gjendet në një truall me sipërfaqe 3 Ari, ku poashtu ka në shfrytëzim edhe një garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja është e qetë e private dhe në strukturë të saj ka markete, dyqane e shumë shërbime tjera që ju ofrojnë banorëve një jetesë të rehatshme e luksoze.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!