Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 565m² me lokacion në Veternik, rrugën "Richard Holbrooke", mbrapa Gorenjes.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është tërësisht e mobiluar dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme;
bodrumi ka një hapësirë dhe një garazhë,
kati parë ka qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një terasë.
kati dytë ka katër dhoma të gjumit, një banjo dhe
kati tretë ka qëndrimin ditor, dy dhoma të gjumit, një banjo dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet.
Shtëpia ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim dhe është e përshtatshme për veprimtari biznesore, si çerdhe.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!