Çagllavicë Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 530m² me lokacion në Çagllavicë, mbrapa Grand Store në Lagjen Janina.
Ka orientim të mirë nga të gjitha anët, e strukturuar në bodrum, përdhesë, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në bodrum ka fitnes, kuzhinë, dhomë të kaldasë. Në katin përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë të gjumit me banjo, garazh me tualet. Ndërsa në katin e parë ka tri dhoma të gjumit (secila me garderobë personale), si dhe banjo me jacuzzi. Në katin nënkulm ka një dhomë të punës, një dhomë me banjo, rezervuar uji dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me pelet.
Shtëpia gjendet në një lagje të qetë e të sigurt, në afërsi ka disa qendra tregtare e shërbime tjera të nevojshme për banorë.
Ka fletë poseduese dhe kontrata e blerjes bëhet te Noteri.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!