Lagjja Qendresa Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 500m² me lokacion në Lagjen Qëndresa.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu, është e strukturuar në bodrum, përdhesë dhe kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në bodrum ka një hapësirë të shfrytëzueshme me sipërfaqe 200m².
Në katin përdhesë ka qëndrim ditor me kuzhinë, një master bedroom, banjo me saunë, terasë dhe depo.
Në katin e parë ka tri dhoma të gjumit (njëra me garderobë të veçantë), banjo, lavanderi, terasë dhe dy ballkone.
Përparësi e kësaj prone është fakti që shtëpia ka sigurim me anë të kamerave si dhe sistem të klimatizimit.
Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, me pelet ose me energji elektrike.
Shtëpia po ashtu posedon garazh si dhe vendparkim tëjashtëm.
Gjendet në një lagje të qetë me siguri të lartë, që ju ofron banorëve jetë të rehatshme e komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!