Taslixhe Prishtinë






Ofrohet me qira shtëpia për zyre me sipërfaqe 450m² me lokacion në Taslixhe I, në rrugën “Ymer Lutfi Paçarizi” afër marketit Spar.
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe është e strukturuar në përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: pesë hapësira të shfrytëzueshme pune, dy banjo dhe një terasë.
Sistemin e ngrohjes shtëpia e ka me energji elektrike.
*Shtëpia ka truall me sipërfaqe 4.84 Ari dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Taslixhe është një zonë e qetë dhe rezidenciale në Prishtinë, e vendosur në një pozicion strategjik lagjja ofron qasje të lehtë në qendër të qytetit dhe shërbime të tjera të nevojshme si shkolla, markete si dhe stacionet e tarfikut urban. Lagjja Taslixhe ka afërsi edhe me Parkun e Tokbashqes dhe Gërminë dhe është ideale për ata që kërkojnë një jetë të rehatshme dhe të qetë por gjithashtu të afërt me aktivitete.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!