Gërmi Prishtinë







Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 440m² me lokacion në Gërmi, në rrugën "Sami Frashëri", afër Universitetit A.U.K.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në përdhes, dy kate dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në katin përdhes ka qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një depo dhe një banjo
Në katin e parë ka po ashtu qëndrimin ditor me kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe një ballkon;
Në katin e dytë ka qëndrimin ditor, tri dhoma gjumi, një banjo dhe tri ballkone ndërsa nënkulmi ka një hapësirë pune.
Sistemin e ngrohjes shtëpia e ka me energji elektrike si dhe pelet.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 6.68 Ari, me oborr të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur si dhe hapësirë të mjaftueshme për Vendparkim.
Shtëpia gjendet në lokacioni tejet të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugët kryesore, në afërsi me parkun e Gërmisë dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!