Lagjja Qendresa Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 450m² me lokacion në në Lagjen Qëndresa, Çagllavicë.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu dhe është e strukturuar në bodrum, përdhes, një kat dhe nënkulm me këtë organizim të hapësirave të brendshme:
Në bodrum ka dy dhoma pune, një banjo dhe garazhë;
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo dhe dy ballkone;
Në katin e parë ka tri dhoma gjumi, një dhomë pune, një banjo dhe dy ballkone dhe nënkulmi ka një dhomë pune dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet ndërsa ka edhe kamin.
Shtëpia ndodhet në truall me sipërfaqe 4 Ari, ka oborr të mirëmbajtur ku dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim të jashtëm si dhe garazh.
Shtëpia gjendet në një lagje private të qetë dhe të sigurtë, me mundësi shumë të mira për zhvillimin e një jete komode.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!