Veternik Prishtinë








Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 600m² me lokacion në Veternik, në Rrugën "Rilindja"afër Kolegji Rezonanca.
Shtëpia ka orientim të mirë nga lindja, e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në bodrum ka rezervuar të ujit, dy banjo, kalldajën dhe garazh;
Në katin përdhes ka recepsionin, një hapësirë, një dhomë përgaditore për pacientë, sallën e operimit, hapësirën për aparatura dhe dy banjo;
Kati i parë ka qëndrim ditor, kuzhinë, dhomën e gjumit, dy banjo, një tualet dhe një ballkon dhe kati i dytë ka dy dhoma gjumi me ballkon, një kuzhinë dhe depo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe me dru ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia gjendet në një truall me sipërfaqe 4 Ari, ku po ashtu ka hapësirë për vendparkim të jashtëm deri në 7 vetura dhe 5shtë shumë e përshtatshme për klinika, çerdhe apo edhe konvikte për studentë.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!