Ofrohet me qira shtëpia për zyre apo çerdhe me sipërfaqe 600m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Ismail Qemali", afër klubit të futbollit "FC 2 Korriku".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: 12 hapësira pune, kuzhinë, një banjo, pesë tualete dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dru, është e pajisur me kondicioner dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!