Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 120m² me lokacion në Aktash në Rrugën Ali Pashë Tepelena, ndërtim nga Terra Plan & Partners.
Banesa ka orientim të mirë nga tri anë dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, banjo dhe tualet. Banesa është tërësisht e mobiluar, me një interier cilësor që ofron një ndjejnë komoditeti për këdo që jeton në të.
Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos. Ndërtesa është ndërtim i ri dhe posedon ashensor, garazh si dhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Gjendet në një lagje shumë të bukur, afër qendrës, parkut të qytetit, universitetit dhe shumë shërbimeve tjera të nevojshme.
Ky grafik tregon ndryshimet e çmimit të kësaj prone gjatë kohës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!