Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe 120m² dhe tarracë me sipërfaqe 55m² , me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në Rrugën “Abdyl Frashëri", në kompleksin Trio, ndërtim nga Trio Construction.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!