Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 132m², me lokacion në Pejton, ndërtim nga Arting.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lakrishtja është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, e karakterizuar nga ndërtime moderne të larta, si banesore ashtu edhe afariste. Me infrastrukturë të kompletuar, qasje direkte në rrugët kryesore dhe afërsi me urat lidhëse drejt qyteteve tjera, kjo zonë ofron potencial të lartë si për banim ashtu edhe për investim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!