Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 88.5m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Jashar Salihu”, në kompleksin Kulla e Muhaxherëve, ndërtim nga Driloni Company.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, një banjo,një tualet dhe balkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!