Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 91.9m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Ilir Konushevci", ndërtim nga Goat Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Tophanja është një zonë qendrore dhe shumë e kërkuar për banim, e karakterizuar nga qasje e shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Organizimi urban dhe afërsia me qendrën e bëjnë një zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!