Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 87m², me lokacion te Rruga B, në kompleksin Resido 4, ndërtim nga Dervisholli.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; tri hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!