Marigona Residence Prishtinë










Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 137m² + 40m², me lokacion në Lagjen Marigona Residence.
Shtëpia ka orientim ideal nga tri anë, e ndarë në bodrum, përdhesë dhe një kat, me këtë renditje të hapësirave;
Në përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë dhe një banjo;
Në katin e parë ka tri dhoma të gjumit ku njëra prej tyre posedon edhe banjo dhe ballkon, si dhe një banjo të përgjithshme;
Ndërsa bodrumi përfshinë një sipërfaqe prej 40m² dhe është i rregulluar si hapësirë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ndodhet në një truall me sipërfaqe 2.8 Ari, ku gjithashtu ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Shtëpia gjendet në një ndër lagjet më luksoze të Prishtinës, që ofron shumë përparësi për banorët e saj, duke filluar nga siguria, qetësia si dhe hapësirat e gjelbëruara.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!