Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe banimi 150m² dhe terasë me sipërfaqe 60m², me lokacin në Bregun e Diellit, në Rrugën "Besa", afër Proper Pizza.
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe jugu, e strukturuar në përdhes dhe një kat me këtë renditje të hapësirave të brendshme: Bodrumi: qëndrim ditor dhe depo.
Përdhesa: qëndrim ditor, kuzhinë dhe tualet.
Kati i parë: tri dhoma gjumi dhe një banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me dy kondicionerë.
Shtëpia është e pajisur me sistem sigurie me alarm, ka oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për dy vendparkime dhe një garazh.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!