Ofrohet për qira banesa me sipërfaqe 129m², me lokacion në Aktash, në kompleksin Ivy Residence.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit me njërën prej tyre master, një banjo, një depo, një garazh dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, banesa ka sistemin smart home, shkallë emergjente, alarm kundër zjarrit dhe gjithashtu ka 70 parkingje nëntokësore.
Banesa ka një cilësi të lartë të materialeve si: izolim termik dhe akustik me materiale poliuretan, dritare alumini, roleta elektronike dhe dirigjues të temperaturës për secilën hapësirë.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!