Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 128m² banuese dhe 50m² terasë me lokacion në Dragodan, rruga "Mine Peza", ndërtim nga Krapi.
Banesa ka orientim të mirë nga tri anë dhe këtë renditje të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit si dhe dy banjo.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe me dru.
Banesa përcillet me një stil mjaft modern dhe luksoz.
Banesa ndodhet në afërsi me qendrën e qytetit me lokacion tejet të përshtatshëm, me vendparkim, me qasje të afërt nga rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.
*Banesa është aktive nga data 1 Shtator.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!