Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe nga 140.80m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Luan Qerimaj", në kompleksin Capitol Residence, ndërtim nga Krapi.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, tualet dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe klimatizim me sistemin Smart.
Kompleksi ku ndodhet banesa është i pajisur me ashensor dhe banesa ofron dy garazha.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!