Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 270m², me lokacion në Çagllavicë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është tërësisht e mobiluar, moderne dhe elegante, e ndarë në katin përdhesë dhe katin e parë, me një renditje të këtillë: katin përdhesë me qëndrimin ditor dhe kuzhinën me tryezari, një kuzhinë verore, një dhomë të gjumit, një depo dhe një banjo, katin e parë tri dhoma të gjumit (njëra master), si dhe një banjo dhe tri ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka me pompë termike nën dysheme.
Ka hapësirë të mjaftueshme parkingu dhe lokacion tejet të përshtatshëm për banim, afër çdo shërbimi të nevojshëm për klientë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!