Hajvalia Prishtinë
Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 264m², Tipi C. me lokacion në Lagjen Fshati Ndërkombëtar.
Shtëpia është e projektuar në përdhes dhe dy kate, ka orientim nga të gjitha anët duke ofruar kështu ndriçim të bollshëm natyral për të gjitha hapësirat e brendshme dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, dru dhe ngrohje gjeotermike ndërsa është e pajisur edhe me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 4 Ari ku dhe ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm dhe garazh.
Gjendet në një lagje të qetë me një investim tejet luksoz, ky synim ka qenë ofrimi i një ambienti komod për jetesë për të gjithë banorët e kësaj zone.
Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!