Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 286m², me lokacion në Lagjen Vargu i Blertë, Sofali, në rrugën "Gjon Buzuku".
Shtëpia ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi, është e strukturuar në bodrum, përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, katër dhoma të gjumit, tri banjo, një tualet, dy depo dhe katër ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike dhe dru dhe është e pajisur me kondicionerë.
Shtëpia ka oborr të mjaftueshëm, garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Veçantinë kësaj shtëpie ia shton edhe afërsia me Parkun e Gërmisë, që mundëson freski dhe ajër të pastër gjatë gjithë kohës.
Lokacioni tejet i përshtatshëm, afërsia me parkun dhe shërbimet tjera që janë të domosdoshme për klientë dhe qasja e shpejtë në rrugë kryesore, janë disa nga specifikat që e favorizojnë këtë shtëpi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!