Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m² me lokacion në Emshir, në rrugën "Rexhep Krasniqi", ndërtim nga Fitorja.
Banesa ka orientim të mirë nga lindja e jugu, me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, një tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa posedon ashensor dhe vendparkim të mjaftueshëm për banorët.
Emshiri është një zonë e kombinuar me ndërtime afaristo-banesore dhe rezidenciale, e vendosur në hyrje të qytetit. Lagjja përfshin shkolla, çerdhe, markete, transport urban dhe Stacionin e Autobusëve, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!