Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92m², me lokacion në Bregun e Diellit, në Rrugën "Qamil Bala", afër Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është e pajisur me kondicioner. dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Bregu i Diellit mbetet një nga lagjet më të preferuara për banim në Prishtinë, falë infrastrukturës së kompletuar dhe organizimit të mirë urban. Zona përfshin Qendrën e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore, çerdhe dhe është e lidhur drejtpërdrejt me linjat kryesore të trafikut urban, duke mundësuar qasje të shpejtë dhe të lehtë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!