Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 95m², me lokacion te Rruga B, në Rrugën "Ndue Përlleshi", ndërtim nga Labi Invest.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!