Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 167m² dhe tarracë me sipërfaqe 50m², me lokacion në Dragodan, ndërtim nga Butrinti.
Banesa ka orientim nga juglindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, katër dhoma të gjumit me njërën prej tyre master bedroom, dy banjo, një tualet, një depo dhe tarracën.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë parkingu të mjaftueshme për banorë dhe të shfrytëzueshme ka një garazh.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të kërkuara momentalisht për banim, me qasje të afërt nga rrugët kryesore, duke plotësuar kështu të gjitha kushtet dhe shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!