Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 165m², me lokacion në Lakrishtë, në Rrugën “Musa Tolaj”, në kompleksin Donika 2.
Banesa ka orientim nga lindja, perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: pesë hapësira të shfrytëzueshme, dy kuzhina, tri banjo, një depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron dy garazha me çmim shtesë.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!