Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 155m², me lokacion në Lakrishtë, në rrugën “Tirana”, ndërtim nga Prime Group Construction, në kompleksin Prime Residence 2.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira, dy banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner në çdo hapësirë.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron dy garazha me çmim shtesë.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.
*Banesa lirohet në fund të muajit Tetor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!