Tophane Prishtinë








Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 108m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Pjetër Bogdani", ndërtim nga Labi Com.
Është tërësisht funksionale dhe e renditur në këtë mënyrë: qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma të gjumit, dy banjo, një depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor, ka hapësirë parkingu të mjaftueshme për klientë dhe gjithashtu ka në shfrytëzim një garazhë e cila është e përfshirë në çmim.
Lagjja Tophane gjendet në qendër të qytetit, një zonë e zhvilluar, aktive dhe shumë e kërkuar që përfishinë të gjitha shërbimet e nevojshme, ka afërsi me shërbimet komunale, shërbimet bankare, marketet, lokalet dhe Qendrën e Mjekësisë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!