Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe të shfrytëzueshme 107m² dhe tarracë me sipërfaqe 20m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Vicianum", ndërtim nga Dumnica Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: katër hapësira pune, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!