Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 102m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Ahmet Krasniqi", në kompleksin Noitra, afër Fresco Exclusive.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira pune, një banjo, një tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndohet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!